Prezantohet Mancini: Kam gabuar, rikthehem për të fituar trofe

Itali | 3 muaj më parë

Aventura e dytë e Roberto Mancinit në krye të kombëtares italiane nis sot; atij i bashkohet Claudio Ranieri, i zgjedhur si drejtor teknik nga presidenti i Federatës, Giovanni Malagò.

Mancini synon Everestin dhe e thotë qartë. “Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Do të kujdesem që kombëtarja të luajë mirë, për të shlyer atë që ndodhi tri vite më parë. I kam sqaruar gjërat me Gravinën; përgjegjësia për largimin tim ishte e imja – sikur të kishim folur me njëri-tjetrin, asgjë nga ato nuk do të kishte ndodhur.”

Deklarata që meriton të bëjë bujë vjen nga trajneri Mancini, i cili rikthehet në gjirin e “të kaltërve” tri vite pas largimit të tij dramatik drejt Riadit:

“Kam bërë një gabim dhe pendohem për të. E dua marrëzisht Kombëtaren; është si të humbasësh gruan e jetës për shkak të një gabimi. Fati – dhe Presidenti Malagò – po më japin mundësinë të shlyej gabimin. Jam këtu për të fituar trofe të mëdhenj dhe për të qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme