Arrestohet edukatorja e një kopshti privat, dyshohet se dhunoi një fëmijë 2-vjeçar

Blutë e Tiranës kanë arrestuar në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat.
Sipas Policisë, 32-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar në ambientet e kopshtit ku ishte e punësuar.
Pas denoncimit dhe veprimeve të kryera nga shërbimet policore, u bë arrestimi në flagrancë i edukatores, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Bëhet me dije se në polici denoncimi është bërë nga babai i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e 2-vjeçarit.
Fillimisht ai e ka dërguar fëmijën në spital dhe i janë bërë ekzaminimet. I mituri kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët.
Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje 32-vjeçarja, ka deklaruar se fëmijën e ka gjuajtur me shpullë pasi nuk po e zinte gjumi dhe nuk po e duronte dot. Sipas burimeve, edhe nga pamjet filmike ka rezultuar që edukatorja 32-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës 2 vjeçar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




