Conference League, Shkëndija fiton me përmbysje dhe kualifikohet në turin e tretë

Conference League | 3 muaj më parë

Shkëndija e Tetovës fiton 3-1 ndeshjen e kthimit përballë Bravos dhe kualifikohet në turin e tretë të Conference League.

Tetovarët ishin mundur 2-1 në ndeshjen e parë në Slloveni, por falë suksesit në mbrëmjen e sotme vazhdojnë rrugëtimin europian.

Shkëndija pëson gol në minutat e para të takimit, por arrin të përmbysë gjithçka, duke shënuar tre gola në portën e Bravos.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme