Apel për më shumë besim, Kardinali Troshani: Të ruajmë vlerat shpirtërore në kohët modern

Aktualitet | 3 muaj më parë

Në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër u kremtua Mesha e Shenjtë, e udhëhequr nga Eminenca e Tij, Kardinali Ernest Simoni Troshani.

Gjatë fjalës përpara besimtarëve, Kardinali Troshani përcolli mesazhe për ruajtjen e besimit dhe të vlerave shpirtërore.

Ai u shpreh se shoqëria e sotme po përballet me ndikimin gjithnjë e më të madh të materializmit dhe modernizmit, duke u larguar nga vlerat njerëzore dhe fetare.

“Vëllezër dhe motra, jetojmë në një epokë ku shumë dukuri të botës moderne – materializmi, modernizmi, pasuria dhe format e tjera të mëkatit – shpesh na largojnë nga ligji i Zotit. Këto dukuri kanë ngulur rrënjë të thella në shoqëri, duke ndezur zjarrin e epshit dhe të imoralitetit. Por, pavarësisht zhvillimeve anatomike, fiziologjike apo embriologjike, duhet të kujtojmë se shpirti është ai që i jep kuptim trupit. Trupi me aparatet e veta funksionon, por pa shpirtin e pavdekshëm mbetet i zbrazët. Shpirti është fryma e Zotit brenda nesh, dhe vetëm kur e ushqejmë me dashuri, lutje dhe besim, arrijmë të jetojmë të plotë. Prandaj, le të bashkohemi pranë Krishtit. Le të shkëputemi nga të gjitha format e seksit të shfrenuar, imoralitetit, dhe mëkatit që na robërojnë. Le të ndjekim thjeshtësinë dhe shenjtërinë, duke ndjekur shembullin e shenjtëve që jetuan me përulësi dhe dashuri.”- u shpreh ERNEST SIMONI TROSHANI              Kardinal i Kishës Katolike

Në liturgjinë e shenjtë morën pjesë qindra besimtarë, të cilët u bashkuan në lutje dhe ndoqën me vëmendje mesazhet e përcjella nga Kardinali.

Gazetar: M. Gjini

/rtsh.al/                             


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme