Pas kualifikimit në Play Off, Dinamo njofton se klubi nuk e ka merkaton të bllokuar

FC Dinamo City njofton se FIFA ka konfirmuar zyrtarisht heqjen e masës që kufizonte klubin në regjistrimin e lojtarëve të rinj.
Pas përmbushjes së të gjitha procedurave dhe detyrimeve përkatëse, klubi është tashmë i lirë të regjistrojë lojtarë të rinj, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.
Masa në fjalë lidhej ekskluzivisht me një detyrim administrativ me vlerë modeste dhe jo me problematika financiare të klubit apo detyrime të papaguara ndaj futbollistëve dhe stafit. Çështja, e cila nuk ishte trajtuar në kohën e duhur nga struktura përgjegjëse, tashmë është zgjidhur plotësisht dhe klubi ka marrë masat e nevojshme për të shmangur përsëritjen e situatave të tilla.
FC Dinamo City është një klub me financa të shëndosha, që garanton korrektësi dhe përgjegjshmëri maksimale në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj futbollistëve, stafit dhe partnerëve të tij. Klubi do të vijojë të funksionojë mbi parimet e përgjegjshmërisë institucionale, transparencës dhe respektimit të plotë të rregulloreve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Me heqjen e kësaj mase, FC Dinamo City vijon normalisht aktivitetin në merkato dhe punën për forcimin e skuadrës, në funksion të objektivave të klubit për sezonin në vazhdim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




