Miqësore, Partizani mposht Besëlidhjen

Abissnet Superiore | 3 muaj më parë

Partizani ka mposhtur me rezultatin 3-2 Besëlidhjen në miqësoren që u luajt ditën e sotme.

Human ka qenë protagonist për kryeqytetasit, duke shënuar 2 gola, nga një për çdo pjesë. Rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe Kazzem në minutën e 82-të.

Kryeqytetasit janë paraqitur shumë mirë në ndeshjet miqësore që kanë zhvilluar në prag të startit të kampionatit.

Të shtunën e 22 gushtit Partizani do të përballet me Teutën në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme