Zjarr në restorantin e një agroturizmi në Mesopot, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një zjarr ka përfshirë restorantin e një agroturizmi në fshatin Mesopot, në bashkinë Finiq.

Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ambientet e restorantit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten të paqarta.

Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të zjarrit, ndërsa pritet edhe vlerësimi i plotë i dëmeve materiale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme