Lillestrøm SK humb qetësinë në vigjilje të ndeshjeve me Egnatian, kryetari i bordit jep dorëheqjen me efekt të menjëhershëm

Sport | 3 muaj më parë

Shefi i Bordit drejtues i Lillestrøm Sportsklubb, Stian Thomassen, ka informuar bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë se ka dhënë dorëheqjen nga detyra me efekt të menjëhershëm.

Arsyeja e vendimit është një mosmarrëveshje në lidhje me zgjedhjet strategjike dhe prioritetet kryesore për klubin në të ardhmen.

Thomassen ka deklaruar se, duke pasur parasysh rrethanat, ai nuk mund të kontribuojë më shumë në klub në këtë rol, dhe për këtë arsye e konsideron të drejtë t’ia kalojë detyrat të tjerëve.

Sipas medieve norvegjeze zëvendëskryetari, Raymond Gabrielsen, do të marrë përsipër rolin e kryetarit përkohësisht. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme