Abissnet Superiore në RTSH/ Ndodh gjithçka në pjesën e dytë, Vllaznia-Skënderbeu mbyllet me katër gola dhe pa fitues

Ndeshja e parë e ediconit të 88-të të Abissnet Superiore, e transmetuar në RTSH 1 HD, mbyllet me spektakël. Katër gola, të gjithë në pjesën e dytë, i dhuruan një ndeshje me shumë emocion tifozëve prezent në “Loro Boriçi”.
Balaj e nisi këtë kampionat aty ku mbylli atë të sezonit të kaluar duke shënuar gola. Bomberi shkodran vendosi dy herë emrin e tij në tabelën e golashënuesve (50’, 54’).
Ky avantazh i arritur u duk sikur qetësoi vendasit, të cilët pësuan shumë shpejt, në të 58’. Janaqi ishte autor i një goli mjaft të rëndësishëm për ekipin korçar, i cili qëndroi në lojë dhe priti momentin e duhur për të goditur përsëri. Në të 74’ një ish si Bismark ndëshkoi Vllazninë duke heshtur spektatorët prezent në “Loro Boriçi” duke i dhënë barazimit ekipit të Ahmatajt.
Në fund të ndeshjes Vllaznia tentoi të sulmonte, por Skënderbeu u mbrojt e organizuar duke detyruar vendasit që të humbnin qetësinë dhe të mbyllnin këtë ndeshje me një lojtar më pak pasi Dulysse mori kartonin e dytë të verdhë në të 87’.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




