Laçi-Elbasani në RTSH, Osmani: Treguam karakter

Abissnet Superiore | 2 muaj më parë

Trajneri i Laçit, Qatip Osmani foli për emisionin “Super Gol” në RTSH pas barazimit 1-1 përballë Elbasanit. Tekniku i kurbinasve thotë se skuadra e tij tregoi karakter, madje mund të shënonte edhe golin e dytë. osmani ka besim se ky grup me djem të rinj do të përmirësohet nga ndeshja në ndeshje.

“Pas golit të pësuar ndërruam sistemin, futëm një lojtar më shumë në sulm, për të qenë më afër golit. Treguam karakter. E pësuam golin kur kishim stabilitet. U kthyem dhe shënuam, mund të shënonim edhe të dytin.

Kam një grup jashtëzakonisht të shëndoshë, të motivuar, me djem të rinj. Në çdo ndeshje duhet të përmirësohemi. Është një ligë ku na presin shumë ndeshje të forta. Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi. Kjo është me shumë rëndësi”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Laçit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme