Abissnet Superiore në RTSH/ Nevil Dede: Me Tiranën mora përgjigjet që kërkoja, merkato nuk është mbylllur ende!

Abissnet Superiore | 2 muaj më parë

Trajner i Egnatias u shfaq i kënaqur në mikrofonin e “Super Gol” ku pranoi se nga rotacioni i aplikuar sot ka marrë përgjigjet që kërkonte. “Disa lojtarë, të cilët nuk mund t’i provoja në ndeshjet kualifikuese më kanë kënaqur sepse treguan se janë alternaativa të atyre që mund t’i konsiderojmë si lojtarë fiks”, tha Dede.

Trajneri la të kuptohej se drejtuesit e klubit mund të sillnin përforcime të reja nga merkato.

Mes të tjerash trajneri pranoi se Egnatia e tij ishte me fat që sot u përball me një ekip, i cili nuk mundi të aktivizonte lojtrarët e afruar gjatë merkatos së verës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme