Shqipëria U-16 luan ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi, mundet 2-1

Kombëtarja shqiptare U-16 luajti sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi U-16 në Tuz. Ndeshja u mbyll me fitoren e Malit të Zi 2-1.
Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Valerio Aliaj , Romeo Hazizaj, Kevin Muharremi, Denian Avdylaj, Enea Taci, Adrian Sina, Gean Ramadani, Alessio Kopani, Dejvis Mesiti, Elio Mera, Marin Shehaj.
Mali i Zi kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë, me Andrej Pejovic, ndërsa në minutën e 62-të Radonjic Lazar shënoi golin e dytë për vendasit. Shqipëria reagoi në minutat e fundit dhe arriti të ngushtojë diferencën në minutën e 83-të, me Gledion Kocin, por pa mundur të gjejë golin e barazimit.
Përtej rezultatit, këto teste i kanë shërbyer stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e skuadrës dhe për t’u dhënë hapësirë e eksperiencë ndërkombëtare futbollistëve të rinj, në kuadër të përgatitjeve për sfidat e ardhshme. Në ndeshjen e parë mes dy skuadrave, Shqipëria U-16 triumfoi me rezultatin 1-0.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




