E diela e fundit e gushtit sjell fluks masiv, trafik i rënduar në akset e Lezhës, radhë kilometrike në Shëngjin dhe Balldren–Milot

Aktualitet | 2 muaj më parë

E diela e fundit e muajit gusht ka sjellë një mbingarkesë të madhe në rrjetin rrugor të Qarkut të Lezhës. Fluksi i lartë i automjeteve të pushuesve që po largohen nga bregdeti pas përfundimit të fundjavës ka shkaktuar paralizim të qarkullimit dhe radhë të gjata kilometrike në akset kryesore lidhëse.

Situata më kritike raportohet në aksin rrugor Balldren–Milot, ku lëvizja e mjetit zhvillohet me ritme mjaft të ngadalta. Paralelisht, vështirësi të mëdha qarkullimi ka edhe në rrugën që lidh plazhin e Shëngjinit me qytetin e Lezhës, ku prej disa orësh janë krijuar rradhë të gjata automjetesh.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimin e plotë të nyjave kryesore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ngritur pika kontrolli dhe orientimi në segmentet më problematike. Efektivët ndodhen në terren për të lehtësuar rrjedhën e lëvizjes dhe për të orientuar drejtuesit e mjeteve drejt rrugëve alternative. Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të tregojnë durim, të respektojnë distancën e sigurisë dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme