NBA/ Gjobë 30 milionë dollarë për Clippers, kaluan limitin e pagës së Leonard

Basketboll | 2 muaj më parë

NBA ka privuar Los Angeles Clippers nga 5 zgjedhje të para në draft dhe i ka vendosur një gjobë prej 30 milionë dollarësh. Këto masa janë marrë pas një hetimi që ka zbuluar shkelje të rënda në lidhje me limitin e pagës së yllit Kawhi Leonard.

Clippers, që kanë deklaruar se do t’i kontestojnë këto ndëshkime, do të humbasin një zgjedhje në xhiron e parë të Draft Nba çdo vit nga 2029-a në 2033-shin. Sipas NBA-së, klubi në fjalë ka ndihmuar Leonard të anashkalonte rregullat e limitit të pagës në akordin me sponsorët e skuadrës, kur lojtari firmosi kontratën në 2022-shin.

Pronari i Clippers, Steve Ballmer, është skualifikuar për një vit nga të gjitha aktivitetet e ligës dhe skuadrës, presidentja e çështjeve komerciale Gillian Zucker është pezulluar për një vit dhe presidenti i operacioneve të basketbollit Lawrence Frank është pezulluar për 6 muaj. Leonard është gjobitur me 700.000 dollarë.

“Jam thellësisht i zhgënjyer nga shkeljet flagrante të rregullave tona dhe dështimi institucional i Clippers, që kanë çuar në këtë sjellje të keqe”, – ka pohuar komisari i NBA-së, Adam Silver.

“Hedhim poshtë me forcë konkluzionet e NBA-së, që janë rezultat i një hetimi krejtësisht të njëanshëm dhe që kërkon të justifikojë një narrativë të paracaktuar, në vend të fakteve dhe provave”, – shkruhet një një komunikatë zyrtare të klubit. Clippers pranuan të shisnin Leonard te Toronto korrikun e kaluar, por Raptors bënë me dije se do të prisnin rezultatin e hetimit para se të mbyllnin marrëveshjen.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme