Ministri Malaj: 481 milionë lekë më shumë për ndihmën ekonomike

Financë | 2 muaj më parë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se rritja ekonomike duhet të përkthehet në më shumë mbështetje për qytetarët dhe familjet në nevojë. Sipas ministrit, gjatë shtatëmujorit të parë të këtij viti janë shpenzuar më shumë fonde për mbështetjen e qytetarëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Malaj tha se janë shpenzuar 481 milionë lekë më shumë për ndihmën ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre.

“Në 7-mujorin e parë të këtij viti, janë shpenzuar më shumë për njerëzit, krahasuar me 7-mujorin e vitit të kaluar. Janë shpenzuar 481 milionë lekë më shumë për ndihmën ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. Janë dhënë 576 milionë lekë më shumë për ish-të përndjekurit politikë, krahasuar me vitin 2025, dhe 300 milionë lekë më shumë për bonusin e lindjeve. Në çdo drejtim, më shumë mbështetje”, u shpreh Malaj.

Ndërkohë, sipas tij, mbështetja për ish-të përndjekurit politikë është rritur me 576 milionë lekë krahasuar me vitin 2025, ndërsa për bonusin e lindjeve janë shpenzuar 300 milionë lekë më shumë.

“Pas çdo shifre, ka njerëz, familje, fëmijë. Ky është qëllimi ynë: të mbledhim sa më shumë të ardhura në mënyrë që të mundësojmë më shumë siguri dhe më shumë mbështetje për ata që kanë më shumë nevojë”, deklaroi Malaj.

Ministri theksoi se synimi i qeverisë është që rritja ekonomike të reflektohet drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve, përmes rritjes së mbështetjes sociale dhe financiare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme