EURO U-17 për vajza/ Ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 do të zhvillohen në Shqipëri

Futboll Vendi | 2 orë më parë

Federata e Futbollit do të mirëpresë ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 të vlefshme kualifikueset e Kampionatit Europian 2027 për grupmoshën U-17 për vajza. Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria, Kosova, Irlanda e Azerbajxhani teksa UEFA ka vendosur që këto sfida të zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së.

Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në datat 28 shtator, 1 dhe 4 tetor në stadiumet “Egnatia Arena” dhe “Niko Dovana”. Shqipëria e drejtuar nga Cyme Lulaj do të luajë ndeshjen e parë ndaj Kosovës më 28 shtator në “Niko Dovana” në ora 15:00.

Takimi i dytë i vajzave kuqezi do të jetë ai përballë Irlandës, po në “Niko Dovana” në ora 15:00 ndërsa ndeshja e tretë do të luhet më 4 tetor ndaj Azerbajxhanit në ora 12:00 në “Niko Dovana”.

Më poshtë kalendari i ndeshjeve të raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2027 për vajza U-17:

Shqipëri – Kosovë, 28 shtator, ora 15:00 “Niko Dovana”

Irlandë – Shqipëri, 1 tetor, ora 15:00 “Niko Dovana”

Azerbajxhan – Shqipëri, 4 tetor, ora 12:00 “Niko Dovana”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme