Sir Alex Ferguson në librin e tij të ri: Mendoj për vdekjen, por s’i trembem asaj!

Sir Alex Ferguson pranon se mendimi për vdekjen i kalon ndër mend, por nuk ka frikë të vdesë. Trajneri legjendar i Manchester United ka frikë se mund të mos jetojë mjaftueshëm për të parë ekipin e tij të zemrës të zhvendoset në stadiumin e ri.
Në moshën 84-vjeçare, Ferguson i mbijetoi një hemorragjie cerebrale dhe humbjes së bashkëshortes së tij të dashur, Lady Cathy. Tani, në librin e tij të ri “Games of My Life”, Ferguson, fitues i 13 titujve të Premier Ligës, reflekton mbi çështje mjaft delikate.

“Nuk jam nga ata që merren tepër me atë që Krijuesi im ka rezervuar për mua, e as nuk kam frikë nga vdekja. Vdekshmëria na shoqëron gjithmonë, madje edhe në çastet më të papritura”, shkruan 84-vjeçari.
“Jam shumë më i interesuar të nxjerr maksimumin nga jeta. Ka shumë gjëra që dua të bëj dhe shumë njerëz me të cilët dua të kaloj kohë”, tregon ish-tekniku legjendar i United. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




