Ronaldo nderon Messin: Një histori që do të mbetet përgjithmonë

Futboll Bota | 36 minuta më parë

Nuk mund të mungonte një mesazh i Cristiano Ronaldos për Lionel Messin, i cili luajti mbrëmjen e djeshme ndeshjen e fundit me fanellën e Argjentinës.

“Leo, për shumë vite ke përfaqësuar vendin tënd dhe ke shkruar një histori që do të mbetet përgjithmonë. Ke të gjithë respektin tim për gjithçka që ke arritur me fanellën e Argjentinës. Të përqafoj”, është mesazhi i yllit portugez në rrjetet sociale për “rivalin” e tij më të madh.

Messi dhe Ronaldo kanë rivalizuar për dy dekada në fushën e blertë, por gjithmonë duke treguar respekt për njëri-tjetrin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme