Zyrtare: Sebastjan Spahiu firmos me Partizanin

Një emër i njohur i futbollit shqiptar bashkohet me Partizanin. Klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Sebastjan Spahiu, që ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me “demat”. 26-vjeçari ka luajtur me Laçin dhe Egnatian në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës.
Partizani ka kënaqësinë të zyrtarizojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin ofensiv Sebastjan Spahiu. 26 vjeçari, bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës së fundit pozitive te Shkëndija e Tetovës, skuadër me të cilën u aktivizua edhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Mesfushori shkodran ka firmosur me Partizanin një kontratë dy vjeçare, me opsion rinovimi për një sezon tjetër.
Transferimi u realizua edhe falë angazhimit të veçantë të ish-sulmuesit të Partizanit, Xhevahir Sukaj. Lojtari i cili është prezantuar nga presidenti i klubit, Gazment Demi rikthehet në Abissnet Superiore pas përvojave të mëparshme me Laçin dhe Egnatian”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




