Dy aksidente me vdekje në pak ditë në Korçë-Pogradec, qytetarët apelojnë për rritjen e sigurisë rrugore

Aktualitet | 38 minuta më parë

Në vetëm pak ditë në aksin Korçë- Pogradec janë shënuar dy aksidente me vdekje. Viktimat kanë qenë kalimtarë të cilët janë përplasur nga mjetet në afërsi të fshatrave Çiflig e Bulgarec.

Sipas qytetarëve, në këtë aks rrugor, aksidentet janë të shpeshta për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor si nga drejtuesit e mjeteve por edhe nga kalimtarët.

Ata shprehen të frikësuar nga këto ngjarje, ndërsa thonë se janë të detyruar të kalojnë rrugën disa herë në ditë pasi kanë tokat në anën tjetër. Në këto kushte, kërkojnë më tepër kontrolle nga ana e policisë, apo edhe ndërtimin e mbikalimeve në disa vende ku është e nevojshme.

“Aq aksidente po bëhen, kalojmë rrugën me frikë”, tha një qytetare.

“Po ndodhin shumë aksidente. Duhet mbikalim edhe ne duhet të ruhemi. Po edhe shoferët pinë, tani nuk dallon dot. Këtu janë vrarë 5 apo 6 njerëz”, u shpreh një qytetar.

Që nga Kapshtica e deri në Qafë Thanë numërohen rreth 157 kryqëzime e degëzime përgjatë aksit nacional, ku në shumë prej tyre kanë ndodhur aksidente me pasoja. Ekspertet e sigurisë rrugore por edhe vetë qytetarët gjatë viteve kanë ngritur zërin për shumë njolla të zeza të cilat janë kthyer në burim aksidentesh, por situata vijon të jetë e njëjtë.

Gazetare: Kostanca Koçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme