Partizani-Tirana në RTSH, Bratu: Ndeshja më e rëndësishme e vitit, ta fitojmë

Trajneri i Partizanit, Florin Bratu, ka folur për mediat në prag të derbit kundër Tiranës, që do të luhet nesër në orën 18:30 në stadiumin “Air Albania” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio televizionit Shqiptar. Ky është derbi i parë për teknikun e “demave”, që kërkon të fitojë këtë ndeshje të rëndësishme.
Sa ju ka shërbyer pauza e kampionatit në prag të derbit ndaj Tiranës?
Po këto javë kanë qenë mjaft të rëndësishme për ne, sepse kemi patur kohë të punojnë dhe përmirësojmë gjërat që nuk kanë funksionuar më parë. Tani është koha që nesër lojtarët të tregojnë gjëra të mira. Unë e di që është shumë e rëndësishme ndoshta ndeshja më e rëndësishme e vitit për tifozët tanë dhe unë e respektoj këtë. Ne duhet të luftojmë për ta sepse do të jenë të shumtë nesër në stadium. Gjithashtu është derbi i parë për mua dhe të gjithë tifozët e Partizanit duan që ta fitojmë këtë ndeshje shumë të rëndësishme.
Gjendja fizike e lojtarëve mungesat?
Preka dhe Malaj vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Gjatë kësaj javë Pasagiç ka qenë i sëmurë dhe jemi ende në pritje nëse do të arrij të rikuperohet. Xhuljano Skuka ka qenë I dëmtuar por gjatë kësaj jave ai është stërvitur normalisht me skuadrën. Do të shohim nesër lojtarët e mi
Jeni në presion?
Është normale të ketë presion. Kam luajtur në nivele të larta gjithashtu kam qenë trajner në ekipe të mira. Po ashtu edhe Partizani është një skuadër e madhe dhe e di që gjithçka varet nga rezultati. E rëndësishme për ne është të japim maksimumin dhe të fitojmë ndeshjen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




