Reforma territoriale, Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet. Rikthimi, shtyllë e ripopullimit

Politikë | 1 orë më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka garantuar se nëse PD vjen në pushtet, bashkitë e shkrira do të rikthehen plotësisht, duke theksuar se 100 bashkitë e premtuara do të bëhen realitet dhe se rikthimi i tyre do të jetë një nga shtyllat kryesore të ripopullimit të Shqipërisë.

Gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet e tij sociale, Berisha iu përgjigj një pyetje lidhur me shqetësimet e banorëve të bashkive që qeveria aktuale ka vendosur t’i shkrijë.

Sipas Berishës, 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet, dhe “se një numër tjetër i konsiderueshëm bashkish dhe komunash do jenë realitet”

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur “asgjësimin e qeverisjeve vendore në mbarë vendin për të shpopulluar Shqipërinë, për të zbrazur Shqipërinë”.

“I garantoj të gjithë qytetarët e këtyre bashkive, garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se ato do rikthehen plotësisht. Se 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet, dhe se një numër tjetër i konsiderueshëm bashkish dhe komunash do jenë realitet. Rikthimi do të jetë një nga shtyllat kryesore të ripopullimit të Shqipërisë.

Edi Rama përdori asgjësimin e qeverisjeve vendore në mbarë vendin për të shpopulluar Shqipërinë, për të zbrazur Shqipërinë. Platformë e Çubrilloviçit, i cili thotë: largojani qeverisjen, largojani shërbimet në mënyrë që shqiptarët të mërziten dhe të lënë vatrat e tyre. Këtë bëri Edi Rama, për të cilin me shumë të drejtë Michael Martens thotë se është kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiçit. Dhe lexohet vetë ‘armiku më i egër i shqiptarëve pas Pashiçit“, u shpreh Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme