Portugalia hap procedim disiplinor ndaj Ronaldos, sulmuesi pezullohet përkohësisht

Futboll Bota | 20 minuta më parë

Tani është vërtet zyrtare. Komisioni Disiplinor i Federatës Portugeze të Futbollit ka hapur procedim disiplinor ndaj Cristiano Ronaldos; ky lajm pason largimin e yllit portugez nga grumbullimi i kombëtares gjatë ndërprerjes së fundit për Ligën e Kombeve.

Për rrjedhojë, sulmuesi i Al-Nassr tani është zyrtarisht nën pezullim të përkohshëm.

“Fillimi i procedimit disiplinor ndaj Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro, në përputhje me vendimin e Sektorit Jo-Profesionist të datës 9 tetor 2026, lidhur me përcaktimin e rëndësisë së mundshme disiplinore të ngjarjeve të raportuara më 7 tetor 2026.

Pa cenuar pezullimin parandalues ​​automatik, të cilit lojtari i ishte nënshtruar deri në datën e fillimit të procedimit, është urdhëruar një pezullim parandalues ​​jo-automatik i tij dhe procedimi është klasifikuar si urgjent.

Çështja iu referua Komisionit të Hetimit Disiplinor të FPF-së më 10 tetor 2026, duke përjashtuar bërjen publike të informacionit deri në përfundimin e hetimit”, shkruhet në deklaratën që u publikua në faqen zyrtare të Federatës Portugeze të Futbollit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme