Play-off-i i Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria mbyll përgatitjet në Uells

Kombëtarja e vajzave mbylli mbrëmjen e sotme përgatitjet për ndeshjen e kthimit ndaj Uellsit, e vlefshme për raundin e parë të fazës play-off të kualifikueseve të Botërorit “Brazil 2027”.
Përfaqësuesja kuqezi zhvilloi seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Parc y Scarlets”, aty ku nesër do të luhet sfida vendimtare, nën drejtimin e trajnerit Armir Grima.
Për këtë përballje, Shqipëria do të ketë dy mungesa. Sara Maliqi nuk do të jetë e gatshme për shkak dëmtimi, ndërsa Arbiona Bajraktari do të mungojë pasi ka plotësuar numrin e kartonëve. Nga ana tjetër, në dispozicion të trajnerit Armir Grima rikthehet Klea Hamonikaj, e cila mungoi në ndeshjen e parë për shkak pezullimi. Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë dhe pa probleme fizike.
Ndeshja e parë e luajtur në Shqipëri përfundoi 0-1 në favor të përfaqësueses së Uellsit.
Vajzat kuqezi do të luajnë nesër të gjitha shanset e tyre në “Parc y Scarlets”, në orën 20:15.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




