Futsall/ Trajneri Orhan Ibishi publikon listën për dy miqësoret me Turqinë në Tiranë

Kombëtarja | 37 minuta më parë

Trajneri i Kombëtares shqiptare të Futsallit, Orhan Ibishi, ka publikuar listën me 14 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Turqisë, që do të zhvillohen më 14 dhe 15 tetor në Tiranë.

Kuqezinjtë do të përballen me Turqinë në parkun olimpik “Feti Borova”, në dy teste që do t’i shërbejnë skuadrës për të vijuar përgatitjet dhe për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve në prag të angazhimeve të ardhshme në fazën “Main Round” të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028.

Ndeshja e parë do të luhet më 14 tetor, në orën 19:00, ndërsa takimi i dytë është programuar më 15 tetor, në orën 15:00.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme