Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete në strukturat spitalore

Ministria e Shëndetësisë ka përgënjeshtruar njoftimet në rrjetet sociale se një person ka humbur jetën si pasojë dhunës në protestë.
Ministria informon se nuk ka asnjë humbje jete në strukturat spitalore, teksa shton se është dhënë përkujdesje maksimale për çdo person të lënduar.
“Anjë humbje jete në strukturat spitalore. Përkujdesje shëndetësore maksimale për çdo të lënduar”, njofton ministria.

Ndërkohë, prej dy ditësh në kryeqytet po zhvillohen protesta përpara Ministrisë së Arsimit, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë tubimeve, protestuesit kanë hedhur molotov dhe gurë në drejtim të godinës së ministrisë dhe efektivëve të policisë, ndërsa uniformat blu kanë ndërhyrë për shpërndarjen e tyre, duke përdorur gaz lotsjellës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



