Haaland udhëheq City-n, fiton edhe Liverpool

Java e 7-të e Premier Ligës konfirmoi edhe një herë formën e shkëlqyer të Manchester City-t, pasi arriti fitoren e shtatë në po aq ndeshje. “Sky Blues” tani kanë një rekord të përsosur dhe aktualisht janë gjashtë pikë përpara Arsenalit, pas fitores 3-2 ndaj Ipsëich Toën. Pas golit të Foden 19’, Haland shënoi dopietë(34’ dhe 69’). Norvegjezi pa golin e tij të tretë personal të anulohej pas një kontrolli shumë të gjatë të VAR-it, i cili solli 12 minutat shtesë që mbyllën ndeshjen. Për Ipsëich shënuan Maeda 21’ dhe Fleming 90’ me 11-metërsh.
Liverpool ka arritur një fitore me përmbysje, 2-1 në fushën e Brentford që mbeti në fund me 9 lojtarë. ‘Reds’ humbën Szoboszlain duke vazhduar krizën e dëmtimeve, pastaj mbetën në disavantazh pas golit të Leëis-Potter (44′). Megjithatë, epërsia e vendasve u prish nga një karton i kuq në kohën shtesë për Yarmoliuk, që e la Brentfordin me dhjetë lojtarë për të gjithë pjesën e dytë.
Rikthimi i Liverpoolit filloi në minutën e 62-të me Victor Munoz që barazoi, ndërsa përmbysi rezultatin pas tetë minutash falë Isak, 2-1 në minutën e 70-të. Brentford mbeti me nëntë lojtarë pas përjashtimit të Janelt në kohën shtesë (91′).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




