MIA apel protestuesve: Mos pengoni dhe dëmtoni ambulancat, shpëtojnë jetë

Aktualitet | 41 minuta më parë

Agjencia për Media dhe Informim u ka bërë thirrje protestuesve të mos pengojnë lëvizjen e ambulancave gjatë protestave në Tiranë, duke theksuar se bllokimi i mjeteve të Urgjencës Mjekësore rrezikon jetën e personave që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.

Agjencia thekson se ambulancat dhe personeli mjekësor janë në shërbim të çdo qytetari, pavarësisht rrethanave, dhe duhet të lejohen të kryejnë detyrën e tyre pa pengesa.

Apeli vjen në një kohë kur gjatë protestës janë raportuar raste të bllokimit dhe dëmtimit të autoambulancave, ndërsa ekipet mjekësore po përballen me vështirësi për të mbërritur te personat e lënduar.

“Pengimi i saj nuk është protestë! Është një veprim që rrezikon jetën e njerëzve që presin ndihmë urgjente”, thekson Agjencia për Media dhe Informim.

MIA u bën thirrje qytetarëve dhe protestuesve të respektojnë bluzat e bardha dhe të krijojnë hapësirën e nevojshme për kalimin e mjeteve të urgjencës.

“Respektoni bluzat e bardha! Hapni rrugën për ambulancat! Jeta e njeriut është mbi gjithçka!”, përfundon apeli i Agjencisë për Media dhe Informim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme