Largohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, u shkarkua 5 ditë pas kishte marrë detyrën

Amerikë | 49 minuta më parë

Pas një jave të shoqëruar me kritika dhe një emërimi që zgjati vetëm pesë ditë, Katie Zacharia, e përzgjedhura e presidentit të SHBA-së  Donald Trump për të qenë Sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë u shkarkua nga detyra me vendim të vetë liderit amerikan.

Trump kishte lënë të kuptohej më herët se Zacharia duhet të rishqyrtonte vazhdimin e detyrës. Duke folur me gazetarët të premten, ai tha se e kishte këshilluar të mendonte nëse pozicioni ishte i duhuri për të.

Largimi i saj erdhi pas një fillimi të vështirë në detyrën e re, pasi ku konferenca e saj e parë për shtyp përballë gazetarëve tërhoqi vëmendjen pasi zgjati vetëm 14 minuta dhe shkaktoi reagime në lidhje me mënyrën se si i trajtoi pyetjet, ndërsa më pas ajo u shënjestrua edhe në lidhje me kualifikimet e saj profesionale.

Megjithatë në reagimin e parë pas shkarkimit  Katie Zacharia theksoi se ishte nder për të që punoi pranë presidentit Donald Trump. Zacharia u zgjodh nga kreu i Shtëpisë së Bardhë më 9 tetor për të pasuar Caroline Levitt, ndërsa detyrën e mori më 12 tetor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme