Elbasani-Partizani në RTSH, Karoglan: Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

Trajneri i Partizanit, Mislav Karoglan ka folur për RTSH pas humbjen 2-1 përballë Elbasanit në transfertë.

“Është një humbje e vështirë, por do të marr gjërat pozitive nga kjo ndeshje. Ne sot ishim pa 7 lojtarë që mungonin për dëmtim. Për fat të keq, kishim në 10 minuta tre kundërsulme për të mbyllur ndeshjen.

Duhet të pranosh dhimbjen. Ua thashë lojtarëve që duhet të luajnë me te. Ajo që nuk të vret, mendoj se të bën më të fortë. Ky është mesazhi që u jap lojtarëve, duhet të besosh vazhdimisht të besosh për të arritur tek e mira. Ndonjëherë të duhet një puthje nga fati që të rritësh besimin e  sjellë ndryshimin tek ajo që duhet.

Mendoj se në pjesën e parë nuk i lejuam asgjë, më pas ndjemë se humbëm mesfushën e ritmin e ndeshjes. Këtu ka ndikuar për shembull mungesa e Mijës, Aliut apo të tjerëve. Me ta do ishim një skuadër tjetër”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Partizanit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme