Senatori amerikan, Chris Murphy: Plani i Trumpit për rinisjen e sulmeve ushtarake ndaj Iranit, një çmenduri

Amerikë | 1 orë më parë

Senatori demokrat Chris Murphy, e ka përshkruar si “një çmenduri” planin ushtarak të administratës Trump për rinisjen e sulmeve ndaj Iranit, pas marrjes së një informimi të detajuar konfidencial.

“Disa nga ne janë informuar mbi planin e luftës. Dhe përderisa nuk mund të zbuloj asnjë detaj, mund të them këtë: ky plan është një çmenduri”, shkruan në rrjetin social X, Chris Murphy. 0

Në intervistën e bashkëngjitur në postim, senatori theksoi se strategjia e propozuar do të ketë pasojat të rënda. “Ky plan do të çojë në një përshkallëzim shkatërrues dhe me shumë gjasa në shkatërrimin e përkushtimit tonë ndaj sundimit të ligjit. Nuk do të arrihen objektivat dhe do të nxisë një cikël të ri përshkallëzimi”, shprehet senatori.

Paralajmërimi i Murphy vjen në një kohë tensionesh të larta politike në Uashington lidhur me drejtimin e politikës ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme