Elbasani, fitore me përmbysje përballë Laçit

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

Elbasani ka arritur një fitore me përmbysje në javën e 10-të të “Abissnet Superiore”, 2-1 përballë Laçit në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport…

Në “Elbasan Arena”, kurbinasit e nisën mjaft mirë duke shënuar me anë të Traore, por nuk vonoi përgjigja e vendasve, me Mazarin që  vendosi barazpeshën nga pika e 11-metërshit.

Përpjekjet e Elbasanit shpërblehen në pjesën e dytë me një tjetër gol të Mazarit, që përmbys gjithçka për ti dhënë tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Me këtë fitore Elbasani ngjitet në kuotën e 14 pikëve në vendin e 4-ët. Laçi mbetet në kuotën e 11 pikëve, në vendin e 8-të.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme