60 mijë familje në Shkodër përfitojnë nga çmimi i zbritur i energjisë

60 mijë abonentë familjarë në qarkun Shkodër, muajin e ardhshëm do të faturohen me çmimin e ri të zbritur të energjisë elektrike.
Drejtori rajonal i OSHEE, Armando Zhuka, tregon se nga kjo ulje nuk përfitojnë abonentët e biznesit.
Ai tregon se gjatë këtij viti janë parashikuar një serë investimesh, veçanërisht në linjat e vjetra.
“Ne do të vazhdojmë të investojmë në linjat e vjetra, që të mos ketë as shkëputje energjie, as rrezikshmëri. Pra, ato investime që janë bërë në Theth, Vermosh, Lëpushë dhe në zonat bregdetare do të vazhdojnë në zonat e tjera,” thotë z. Zhuka.
Investimet në zonat turistike, si Theth dhe Vermosh, ndikuan pozitivisht gjatë fillim vitit kur defektet si shkak i stuhive të forta ishin më të pakta.
Por zonat periferike, si njësia administrative Rrethina apo zona të bashkisë Vau Dejës, vijojnë të vuajnë nga amortizimi i linjave, çka solli edhe shkëputje të energjisë në ditët e para të janarit.
Gazetar: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




