FOTOT- Aksident i frikshëm në Durrës, shpëtojnë për mrekulli 2 minorenë

Aktualitet | 2 vite më parë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e të dielës në Durrës. Dy mjete tip “Ëolksvagen Golf” janë përplasur me njëri-tjetrin ‘kokë më kokë’.

Njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal si pasojë e përplasjes së fuqishme. Aksidenti mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda, pasi në mjetin që përfundoi në kanal ndodheshin edhe dy minorenë.

Nga informacionet e para mësohet se dy drejtuesit e mjeteve, bashkë me pasagjerët, janë transportuar në spital, por ata ndodhen të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aksidenti u regjistrua në zonën e ish-Kënetës në rrugën dytësore që shkon drejt kampusit të UAMD-së. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe  ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme