“FloodNorthAlb”, strukturat e Mbrojtjes Civile të Ballkanit dhe Evropës stërvitje të përbashkët në Shkodër

Aktualitet | 2 vite më parë

Struktura të Mbrojtjes Civile nga vendet e Ballkanit dhe disa vende të Europës Perëndimore, do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në Shkodër, për të demonstruar mënyrën e organizimit dhe bashkëpunimit për t’iu kundërvënë bashkërisht fatkeqësive natyrore, siç është edhe përmbytja.

FlooNorthAlb është emërtuar stërvitja që do të zhvillohet në muajin prill, në ultësirën e Shkodrës, përgjatë bregut të lumit Buna. Stërvitja e madhe është paraprirë nga disa konferenca planizuese për të koordinuar pjesëmarrjen dhe angazhimin e mjeteve dhe forcave që do të përfshijnë vendet pjesëmarrëse.

FloodNorth Al, është një nismë e mbështetur nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së dhe zbatohet në Shqipëri, nën menaxhimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ajo e vë theksin te gatishmëria, bashkëpunimi ndërkufitar dhe përmirësimi i procedurave për menaxhimin e emergjencave.

Për këtë qëllim, këtë javë u përmbyll në Tiranë edhe konferenca e fundit planifikuese e kësaj stërvitjeje të madhe, e cila i hap rrugë organizimin konkret të stërvitjes në terren.

Duke qenë se fatkeqësitë natyrore, përmbytjet, zjarret, tërmetet e tj, nuk njohin kufinj dhe shtete, edhe reagimi duhet të jetë i përbashkët. Shqipëria është pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare që mundësojnë operacione të përbashkëta kundër këtyre fatkeqësive dhe ajo ka ndihmuar vende të tjera, sikundër ka përfituar nga ndihma e vendeve të tjera, kryesisht gjatë verës kur ka patur zjarre të mëdha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme