Presidenti Begaj përshëndet arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gazë

Presidenti Bajram Begaj e ka përshëndetur armëpushimin e arritur midis Izraelit dhe Hamasit, që të mërkurën (15 janar) i hapi rrugën bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit 15-mujor midis palëve.
Marrëveshja e arritur me ndihmën e ndërmjetësve parasheh ndaljen e fillestare të luftimeve për gjashtë javë dhe pastaj nisjen e bisedimeve për pezullimin e luftës.
“Pëshendes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon,” shkroi Kreu i Shtetit në llogarinë e tij në rrjet “X”.
Kabineti i Izraelit pritet të mblidhet këtë të enjte (16 janar) për të miratuar paktin e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve me Hamasin.
Gjatë orëve të para të ditës, Gaza u godit sërish nga sulmet vdekjeprurëse të ushtrisë izraelite.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




