Fshati turistik i Gjinarit – Investimet në infrastrukturë me ndikim në zhvillimin e zonës

Aktualitet | 2 vite më parë

Fshati turistik Gjinar në Elbasan është drejt përfundimit të investimit të tij. Perveç asfaltimit të sheshit, dhe rrugëve lidhëse me njësin administrative, pritet edhe ndërtimi i muzeut.

Tashmë Gjinari është kthyer ndër destinacionet më të pëlqyera për turistë vendas dhe të huaj dhe në këto ditë dimri.

Edhe për vetë banorët të cilët jetojnë në këtë njësi, investimi i kryer ka ndikuar ndjeshëm në jetesë. Ndonëse vite më parë në këtë zonë qarkullimi i automjeteve ka qenë tej mase i vështirë, me infrastrukturën e re jo vetëm kalimi është më i sigurt, por zona po merr hov në zhvillimin e ekonomisë rurale dhe turiszmit.

Shumë banorë kanë zgjedhur të investojnë në hapjen e ambjenteve akomoduese.

Investimi i kryer në njësin administrative Gjinar të Elbasanit ka kapur vlerën e 97 milionë lekëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme