Durrës- Vodhi para dhe bizhuteri në një banesë, merr fund arratia e 36-vjeçarit

Aktualitet | 2 vite më parë

Ka shkuar në tre numri i të arrestuarve për vjedhjen e kryer në një banesë në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur më 14 shtator të 2024-ës.

Blutë e qytetit  bregdetar kanë vënë në pranga 36-vjeçarin, bashkëautor i vjedhjes së një shume parash dhe bizhuterish në një banesë në lagjen nr.18, Durrës.

36-vjeçari ishte shpallur në kërkim, ndërsa vëllai i tij dhe sanitarja e cila siguroi kopje të çelësit të banesës janë arrestua rmë herët.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim më datë 14.09.2024, në lidhje me vjedhjen e një shume parash dhe bizhuterish, në një banesë në lagjen nr.18, Durrës. 

Për këtë rast, në shtator, janë arrestuar shtetasja E. K., 33 vjeçe dhe F. H., 42 vjeç, të dy banues në Durrës. 33-vjeçarja, e punësuar sanitare në këtë banesë, dyshohet se ka siguruar kopje të çelësit të derës dhe ua ka dhënë 42-vjeçarit dhe 36-vjeçarit (vëllezër), të cilët dyshohet se më pas kanë kryer vjedhjen. Gjithashtu, në shtator, shërbimet e Policisë kanë gjetur në banesën e 42-vjeçarit dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një varëse dhe një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes”, thuhet në njoftim. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme