Lezhë, arrestohet drejtuesi i furgonit që aksidentoi për vdekje 56-vjeçarin

Parakalimi i gabuar i furgonit të një agjencie turistike dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit me pasojë vdekjen një ditë më parë në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë mbikalimit të Ishull-Lezhës.
Në këtë konkluzion ka dalë policia pas veprimeve paraprake hetimore të kryera në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me aksidentin, blutë arrestuan drejtuesin e furgonit, Mark M., për veprën penale “Shkelja e rregullave” të qarkullimit rrugor, ndërsa pritet rezultati i aktit të ekspertimit, që do të përcaktojë dhe rrethanat e këtij aksidenti, nga i cili humbi jetën 56-vjeçari Pavlin Ndoj.
Ky i fundit po lëvizte me motoçikletë përgjatë aksit Lezhë–Milot, kur u përplas nga furgoni.
Goditja ishte e fortë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta 56-vjeçarit, i cili gjeti vdekjen gjatë transportit për në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Ky ishte aksidenti i parë që ndodh për vitin 2025 në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës, ndërsa superstrada Lezhë–Laç është një prej akseve më problematike sa i përket aksidenteve rrugore. Përgjatë viteve janë numëruar dhjetëra të tilla, me viktima dhe të plagosur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




