Përmeti në 2025: Prioritet, zhvillimi i zonave rurale përmes turizmit dhe bujqësisë

Aktualitet | 2 vite më parë

Zhvillimi i zonave rurale është një nga prioritetet kryesore për bashkinë e Përmetit në vitin 2025.

Sipas kryetares Alma Hoxha, bashkia po merr gjithnjë e më shumë vëmendje nga qeveria qendrore dhe vendore.

“Sapo kemi filluar investimin në fushën e bujqësisë, e cila do të shtrihet në fshatin Bual edhe gjatë vitit 2025, dhe synojmë ta përfundojmë si investim. Do të jetë një mbështetje e madhe për banorët e kësaj zone,” tregon znj. Hoxha.

Janë hartuar disa projekte dhe programe të reja që do të zbatohen për të përmirësuar kushtet dhe mundësitë në zonat rurale.

“Kemi nënshkruar marrëveshjen për rikonstruksionin e rrugës së Leusës. Përfundoi faza e parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe tani do të fillojë rikonstruksioni e asfaltimi në këtë rrugë. Njëkohësisht në bashkëpunim me FSHZH ne jemi duke implementuar disa projekte shumë të rëndësishme, siç ishte mbrojtja lumore në banjat e Bënjës,” shprehet kryetarja e bashkisë.

Hoxha shtoi se agroturizmi është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin ekonomik të këtyre zonave, duke kontribuar jo vetëm në vetëpunësimin e banorëve, por edhe në tërheqjen e vizitorëve nga e gjithë bota.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme