Nata e ndërrimit të viteve, mot i kthjellët dhe me temperatura të qëndrueshme

Na ndajnë vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve dhe të gjithë janë të interesuar se si do të jenë kushtet meteorologjike.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti sot dhe në ditët e para të vitit 2025 pritet të jetë i kthjellët dhe me temperatura të qëndrueshme.
“Sa i përket temperaturave, në mesditë pritet të arrijnë në vlerat 17–18 gradë Celsius, pra vlera relativisht të ngrohta për periudhën ku ndodhemi. Në datën 1, 2 dhe 3 janar vendi do të ndikohet sërish nga kushte të qëndrueshme atmosferike,” tregon SHMU-ja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




