Zbardhet djegia e qëllimshme e dy makinave në Durrës, dy të arrestuar

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia e Durrësit ka zbardhur rastin e djegies së qëllimshme të dy automjeteve në lagjen nr. 13, ku si autor të ngjarjes janë identifikuar dy 18-vjeçarët Albjon Golemi dhe Ertin Hoxha. 

Ngjarja ka ndodhur më 23 shtator 2024, ku dy të rinjtë kanë djegur një automjet plotësisht dhe një tjetër pjesërisht. Policia ka shpallur në kërkim edhe 32-vjeçarin Eridjon Rubener, si dhe ka nisur procedimin penal ndaj një tjetër të mituri, A. Gj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme