Reshje shiu dhe dëbore/ Policia apel drejtuesve të mjeteve: Respektoni rregullat e qarkullimit!

Policia e shtetit apelon drejtuesit e mjeteve për shkak të reshjeve të shiut dhe borës në zonat malore.
Policia njofton se është rritur prezenca e saj në akset urbane e rurale për shkak të motit të keq, teksa janw nw kontakte me pushtetin lokal dhe me kompanitë kontraktore pwr pastrimin e akseve rrugore nga inertet.
Gjithashtu, policia ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve për shkak të situatës së krijuar që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikës rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës dhe të prezencës së ujit në disa segmente rrugore.
Ndërsa për lëvizjen në akset rrugore në zonat malore ku ka reshje dëbore të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
Sqarohet se nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar momentalisht por këshillohet pajisja me zinxhirë dhe goma dëbore në zonat përkatëse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




