Eksperti IT: Prindërit janë të painformuar se çfarë bëjnë fëmijët e tyre në rrjetet sociale

Aktualitet | 2 vite më parë

Eksperti i Teknologjisë dhe i Informacionit Tomi Kallanxhi ka deklaruar në studion e “3D”  të Alban Dudushit në RTSH1 se prindërit janë të painformuar se çfarë bëjnë fëmijët e tyre në rrjetet sociale.

Duke iu referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme ku mbeti i vrarë një 14-vjeçar nga bashkëmoshatarët e tyre, Kallanxhi tha se prindërit duhet të kuptojnë dhe njohin teknologjinë në mënyrë që të menaxhojnë edhe fëmijët e tyre.

“Sa herë kanë ndodhur ngjarje si këto, kam kërkuar që kur fëmijët dalin nga shkolla, të çojnë prindërit nëpër shkolla dhe për t’i familjarizuar me teknologjinë sepse prindërit e këtyre fëmijëve janë brezi i viteve 90 që kanë kaluar rininë në ato vite dhe janë pak në trazicion midis teknologjisë dhe jo teknologjisë. Edhe pse këta janë të “prapambetur” me teknologjinë dhe nuk e dinë se sa kohë harxhojnë fëmijët në mediat sociale, edhe pse sot ka aplikacione që kontrollin prindëror që t’i mund të menaxhosh fëmijën tënd”, u shpreh Kallanxhi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme