Marrëveshja e armëpushimit- Hamasi do lirojë më 25 janar katër gra izraelite

Hamas do të lirojë të shtunën (25 janar) katër gra izraelite që mbahen peng në Rripin e Gazës, si pjesë e një shkëmbimi të dytë të të burgosurve, sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur me Izraelin. Taher al-Nunu, një zyrtar i lartë i Hamasit, deklaroi se lirimi do të ndodhte në përputhje me kushtet e arritura në marrëveshje.
Në shkëmbim, Izraeli do të lirojë një grup të dytë të burgosurish palestinezë. Kjo është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë që përfshin lirimin e 33 pengjeve izraelite në këmbim të 1900 të burgosurve palestinezë. Të dielën (19 janar) tre gra izraelite u liruan në këmbim të 90 të burgosurve palestinezë.
Detajet e marrëveshjes mbeten të paqarta, por shkëmbimi i të burgosurve pritet të ndodhë në periudha të rregullta për një afat gjashtëjavor. Al-Nunu theksoi se ndërmjetësuesit janë angazhuar për të siguruar që lista e të burgosurve palestinezë të shpallet dhe ata të lirohen pa vonesa.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




