Marrëveshja e armëpushimit, Izraeli jep emrat e 33 pengjeve që pritet të lirohen nga Hamasi

Botë | 2 vite më parë

Zyra e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu bëri të ditur sot listën e 33 pengjeve që janë planifikuar të lirohen në fazën fillestare të marrëveshjes së pengjeve Izrael-Hamas.

Lirimi është i kushtëzuar nga miratimi i marrëveshjes nga kabineti izraelit.

Pengjet që pritet të lirohen janë: Liri Albag, Itzhak Elgarat, Karina Ariev, Ohad Ben Ami, Ariel Bibas, Yarden Bibas, Kfir Bibas, Shiri Bibas, Agam Berger, Gonen Romi, Daniella Gilboa, Emily Damari, Sagui Dekel Chen, Iair Horn , Omer Wenkert, Alexandre Sasha Troufanov, Arbel Yehoud, Ohad Yahalomi, Eliya Cohen, Or Levy, Naama Levy, Oded Lifshitz, Gadi Moshe Mozes, Avraham (Avera) Mengisto, Shlomo Mantzur, Keith Samuel Sigal, Tsachi Idan, Ofer Kalderon, Tal Shoham, Doron Steinbrecher, Omer Shem Tov, Hisham Al- Sayed, Eli Sharabi.

“Në pritje të miratimit nga kabineti i Sigurisë dhe Qeverisë dhe hyrjes në fuqi të marrëveshjes, lirimi i pengjeve do të zbatohet sipas kornizës së planifikuar në të cilën pengjet pritet të lirohen të dielën”, thekson zyra e kryeministrit izraelit.

Sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit të miratuar rishtazi, lirimi i pengjeve do të ndjekë një proces të menaxhuar me kujdes, raporton ‘The Jerusalem Post’.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu konfirmoi të premten se marrëveshja për kthimin e pengjeve të mbajtura në Gaza po shkon përpara, pasi zyra e tij më parë vuri në dukje ka një “krizë të minutës së fundit” të shkaktuar nga Hamasi.

Netanjahu dhe kabineti i tij i Sigurisë janë mbledhur të premten, në një takim ku qeveria pritet të miratojë kushtet e dakorduara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme