Hamasi: Pengesat për vendosjen e armëpushimit janë tejkaluar

Hamasi ka deklaruar se pengesat që u ngritën në lidhje me armëpushimin janë zgjidhur ditën e sotme. Sipas Hamasit, falë përpjekjeve të ndërmjetësve, pengesat që u ngritën për shkak të mosrespektimit të “kushteve të marrëveshjes së armëpushimit nga ana e okupimit u zgjidhën sot në agim”.
Ndërkaq, ditën e djeshme kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu vonoi një takim të kabinetit të sigurisë për të nënshkruar marrëveshjen, duke akuzuar Hamasin se po përpiqej të ‘zhvaste lëshime të minutës së fundit’ – gjë që organizata e mohoi.
Hamasi po përpiqej të shtonte disa nga anëtarët e tij në listën e të burgosurve palestinezë që do të liroheshin sipas marrëveshjes. Nga ana tjetër, Izraeli mblodhi kabinetin qeveritar dhe atë të sigurisë për të votuar marrëveshjen.
Agjencia e mbrojtjes civile e drejtuar nga Hamasi në Gazë ka deklaruar se 113 persona, përfshirë 28 fëmijë dhe 31 gra, janë vrarë në Rripin e Gazës që nga shpallja e armëpushimit të mërkurën mbrëma.
Zëdhënësi Mahmoud Basal tha se numri ishte i saktë që nga mesdita e së premtes dhe shënon një rritje prej 13 vdekjesh që nga përditësimi i fundit tre orë më parë. Të paktën 264 persona janë plagosur në të njëjtën kohë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




