Netanjahu takohet me ekipin negociues të pengjeve, përpjekje për të finalizuar marrëveshjen me Hamasin

Botë | 2 vite më parë

Kryeministri Benjamin Netanjahu po zhvillon aktualisht konsultime me ekipin negociator të pengjeve të Izraelit dhe me anëtarët e institucionit të sigurisë së Izraelit në përpjekje për të finalizuar marrëveshjen me Hamasin.

Zyra e tij u ka dërguar një përditësim familjeve të pengjeve, duke thënë se bisedimet në Doha janë duke vazhduar dhe se palët po diskutojnë detajet përfundimtare për arritjen e një marrëveshjeje.

Negociatat do të vazhdojnë gjatë gjithë natës, thotë zyra e Netanjahut, duke shtuar se ata do të përditësojnë familjet e pengjeve sa më shpejt që të munden.

Nga ana tjetër, presidenti në detyrë i SHBA-ve, negociatat dhe afrimi drejt një marrëveshje do të ishte e pamundur pa Egjiptin.

Gjatë bisedës së tyre telefonike më herët, presidenti amerikan Joe Biden i tha presidentit egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi se “kjo marrëveshje nuk do të ishte e mundur kurrë pa rolin thelbësor dhe historik të Egjiptit në Lindjen e Mesme dhe angazhimin ndaj diplomacisë për zgjidhjen e konflikteve”.

Deklarata duket se synon të qetësojë tensionet, në dritën e raporteve për zhgënjimin e Egjiptit për anashkalimin në bisedimet e pengjeve që po zhvillohen në Katar.

“Të dy udhëheqësit u zotuan të qëndrojnë në koordinim të ngushtë drejtpërdrejt dhe përmes ekipeve të tyre gjatë orëve në vijim,” thuhet në deklaratë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme