Takimi i pritshëm Trump-Putin, Vuçiç: Të mbahet në Beograd

Rajon | 2 vite më parë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të propozojë zyrtarisht Beogradin si vend e mbajtjes së takimit të parashikuar mes Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe shefit të Kremlinit, Vladimir Putin.

Gjatë një fjalimi televiziv, Vuçiç deklaroi se Serbia do të ishte e interesuar të organizojë takimin mes liderëve të SHBA-së dhe Rusisë, duke garantuar nivelin e nevojshëm të sigurisë.

“Ky është vendi ku Presidenti Trump ka mbështetjen më të lartë në të gjithë Evropën. Asnjë vend tjetër nuk mund të arrijë nivelin e miratimit të Serbisë për Presidentin Trump… Dhe nga ana tjetër, ky është gjithashtu një vend ku Presidenti Putin është shumë , shumë popullor. Pra, mendoj se ky është vendi në planetin Tokë që u përshtatet shumë të dyve”, është shprehur Vuçiç.

Disa ditë më parë, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha se tashmë po punonte për organizimin e një takimi me Putinin.

Duke komentuar këtë deklaratë, Kremlini vuri në dukje se udhëheqësi rus është “i hapur për kontakte”.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se Kievi pret që një takim midis Zelenskyt dhe Trump të zhvillohet menjëherë pas inaugurimit të tij më 20 janar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme