Stuhitë e dëborës dhe ngricat “paralizojnë” Mbretërinë e Bashkuar, bllokohen aeroportet dhe rrugët

Botë | 2 vite më parë

Stuhitë e dëborës dhe ngricat kanë shkaktuar paralizë në disa pjesë të Anglisë dhe Uellsit, me bllokim të  rrugëve dhe mungesë të furnizimit me energji elektrike. Sipas parashikimeve, reshjet e dëborës mund të arrijnë deri në 40 cm në disa zona. Aeroportet e Leeds Bradford, Manchester dhe Liverpool John Lennon u mbyllën për shkak të motit të keq, ndërsa ato që u rihapën, do të përballen me vonesa udhëtimesh. Aeroporti i Birminghamit po ashtu e pezulloi përkohësisht aktivitetin për pastrimin e pistave.

Përveç kësaj, bora ka bllokuar rrugët, duke rritur trashësinë e dëborës deri në 25 cm. Po ashtu, ka pasur paralajmërime për përmbytje në disa zona të Britanisë.

Zyra e Meteorologjisë ka shpallur paralajmërime të motit të keq që mbulojnë pothuajse gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë borën dhe ngricat në veri dhe perëndim të Skocisë, si dhe shi në pjesë të tjera të vendit. Temperaturat e ulëta dhe kushtet e këqija do të vazhdojnë deri në fillim të javës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme